BOTA

I plotësohet dëshira e fundit 25-vjeçares që ishte në koma, vjen në jetë fëmija

14:49 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në muajin e 6 të shtatzënisë e në gjendje kome, nëna 25 vjeçare shqiptare solli në jetë një ditë më parë vajzën e saj, në spitalin e Komunës së Torrete në provincën e Ankonës.
Vogëlushja ka lindur para kohe në javën e 27 të shtatzënisë e gjendja shëndetësore si e nënës dhe e vajzës është mjaft kritike.

Më datë 25 mars, 25-vjçarja shqiptare kishte pësuar një hemorragji cerebralë e mjekët e spitalit të Porto Sant’ Elpidio ku ishte dërguar me urgjencë nga familjarët, kanë ndërhyrë me një operacion delikat për të evakuuar hematomën në tru. Ndërkohë që dëshira e saj e fundit e cila përloti dhe stafin mjekësore ishte që të arrinte te sillte në jetë fëmijën.

Gjatë operacionit gjendja e saj shëndetësore është rënduar, truri është mbushur me gjak e 25-vjeçarja ka hyrë në një gjendje kome të pakthyeshme.

Gjendja e rënduar shëndetësore ka detyruar transferimin e  nënës shqiptare në një strukturë më të specializuar siç është spitali Torrete në provincën e Ankonës, rreth 60 km nga vendi i saj i banimit.

Mjekët e këtij spitali kanë luftuar  me kohën me shpresën që të shpëtojnë jetën e fëmijës.  Duhej të paktën dhe 1 muaj që të ndërhyhej me anë të operacionit çezar për të sjellë në jetë  foshnjën e nënës shqiptare por përkeqësimi i saj shëndetësor ka detyruar lindjen e parakohshme, raporton “Ora”.

Natën e së hënës, 25-vjeçrja shqiptare shtatzëne në muajin e 6 e në gjendje kome ka sjellë në jetë vajzën e saj, lindur para kohe në javën e 27 të shtatzënisë.

Kushtet shëndetësore si të nënës dhe të vajzës janë mjaft të rënda. Nëna shqiptare vazhdon të jetë në gjendje kome ndërsa foshnja pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mbi kushtet e saj neurologjike dhe të aparatit të frymëmarrjes.
Mbi gjendjen shëndetësore të foshnjës ka rënduar dhe operacioni e të gjitha mjekimet e nevojshme që janë dashur për t’i shpëtuar jetën nënës së saj.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.