POLITIKË

“Ishte privilegj të isha me ju”, Basha flet sikur protesta mbaroi. Ç’po ndodh në çadër?

21:40 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i PD-së, Lulzim Basha doli në një komunikim të pazakontë në 21:30 me mbështetësit në çadër duke shpallur fitoren e opozitës. Basha foli në kohën e shkuar: “ishte privilegj të isha me ju”, “arritëm të çlirohemi nga makthi i zgjedhjeve të vjedhura”, duke lënë të kuptohet sikur kërkesat e opozitës u përmbushën.

“Ishte privilegj i jetës sime të isha këtu me ju, në këtë betejë të jashtëzakonshme. Mirënjohje e pashlyeshme për ju. Nesër do çlirohemi nga makthi i zgjedhjeve të vjedhura. Dhe kjo nuk u arrit me ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, por këtë e arritët ju me betejën popullore. Them e arritët… dhe po jap pak më shumë se akoma s’e kemi arritur, por të jeni të bindur që fitorja për vendimin që kemi deklaruar është shumë afër.

Para 46 ditësh e kemi thënë që do ta përcaktojë kurajoja dhe ajo po e përcakton. Nuk kam për ta harruar kurrë vetëmohimin tuaj”, tha Basha mes entuziasmit të të pranishmëve në çadrën e PD-së.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një dëshirë të Bashës apo ai di diçka më shumë për ndonjë qëndrim të Ramës ndaj kërkesave të çadrës së opozitës. Në fakt, ftesa për takim (pa asnjë kusht) që Rama artikuloi në mbrëmje shënoi një hap para drejt dialogut.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.