POLITIKË

Mandati i Prengës “mollë sherri” në LSI, Gjok Buna: Më takon mua, jo Gjonit

12:21 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Mandati i deputetit të Armando Prengës kthehet në një ‘mollë sherri’ brenda radhëve të LSI-së.

Kështu, pasi KQZ i la mandatin Petrit Gjonit, Gjok Buna ka paraqitur një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, duke e kundërshtuar vendimin.

Buna, i cili vjen edhe ky nga radhët e LSI-së, ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi që i dha mandatin Gjonit. Kjo pasi ai pretendon se i takon atij me ligj ky post.

Ndërkohë, mësohet se seanca për shqyrtimin e kërkesës së Bunës do të mbahet nesër në orën 12:00.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.