KULTURË

Video/ Lamtumira e fundit për Frankon, Tefta Radi i përlot të gjithë me fjalimin e saj

11:08 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Miq, kolegë, familjarë dhe shumë qytetarë mes lotëve e dhimbjes, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi, i cili humbi jetën ditën e djeshme në QSUT.

Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u bënë edhe homazhet për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.

Në lamtumirën që i’u dha bashkëshortit të saj, kantautorit të njohur, Françesk Radi, Tefta Radi nuk ka mundur dot t’i mbajë lotët. Ajo i ka përlotur të gjithë me fjalimin e saj.

“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’iu falënderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin”, – tha mes lotësh Tefta Radi në fjalën e saj që i preku të gjithë.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 67- vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pas qëndrimit në gjendje kome prej afro një jave.

Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.

Humbja e tij është një humbje e madhe për artin shqiptar, ndërsa do të mbahet mend gjatë si një ikonë e muzikës shqiptare…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.