BOTA

MPJ maqedonase thërret ambasadorin shqiptar: Mos ndërhyni në punët tona

14:07 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është thirrur për bisedë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Në komunikatën e MPJ-së thuhet se shkak janë “deklaratat ofenduese të shpeshta dhe komentet nga persona zyrtarë të Republikës së Shqipërisë drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.

“Në takim është potencuar se deklaratat e Kryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dykombësi dhe ndryshimin e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është ofendim dhe diskriminim drejt maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

“Mesazhet e tilla janë provokim serioz për fqinjësinë e mirë të cilën duam ta kultivojmë. Ajo çfarë na duhet në rajon, është unifikimi rreth integrimit në BE, zhvillim në sferën ekonomike”, thuhet në komunikatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.