POLITIKË

Opozita përshëndet Metën: Të gatshëm të punojmë me të gjitha forcat politike

18:41 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas qëndrimit të djeshme të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta se opozita dhe mazhoranca duhet të ulen dhe të dialogojnë, PD ka thirrur në një mbledhje të gjithë aleatët.  Mbledhja është mbajtur në selinë blu, ku janë diskutuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, si dhe të kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Pas takimit me aleatët, koalicioni opozitar ka bërë me dije se dalja e vendit nga kriza bëhet vetëm nëpërmjet qeverisë teknike. Opozita i ka bërë thirrje Ramës që të dorëzojë pushtetin dhe të vendosë interesat e shtetit përpara atyre personale. Më tej opozita ka shprehur se është në gadishmëri të punojë me çdo forcë politike, duke rikonfirmuar dialogun politik.

Partia Demokratike, por edhe aleatët e saj, kanë përshëndetur hapin e hedhur nga LSI, për zgjidhjen e krizës në vend. Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Mbrëmjen e djeshme, Meta doli në një konferencë për shtyp, ku kërkoi nga palët që të ulen të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë ai vendosi të gjithë mandatet politike në dispozicion të zgjidhjes së krizës. Ndërsa, Rama në një reagim ditën e sotme u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor, si dhe nuk do të ketë qeveri teknike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.