BOTA

Pamjet e rënda nga metroja në Shën Petersburg,  ja kamikazi

09:30 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këto janë imazhet e para që tregojnë masakrën që ndodhi në një metro në Shën Petersburg, pasi një bombë shpërtheu, duke vrarë 11 njerëz dhe duke plagosur 50 të tjerë.

Organe të trupit, gjak, rrënoja dhe mbeturina të shpërndara në të gjithë trenin, i cili u godit nga shpërthimi i një bombë me gozhdë teksa po udhëtonte mes stacioneve Sennaya dhe Sadovaya, janë imazhet e rënda të publikuara.

Policia në Rusi tani beson se një kamikaz, i cili ka lidhje të ngushta me islamikët radikalë, qëndron pas sulmit. Ai është përshkruar si një 22-vjeçar nga Kazakistani dhe pamjet e kamerave të sigurisë që e kanë fiksuar të dyshuarit janë publikuar. Në pamje duket një person me xhup të kuq dhe kapuç në kokë.

Njeriu me mjekër, i cili u identifikua fillimisht në pamjet e kamerave të sigurisë dhe mendohej si i dyshuari kryesor, është vetëdorëzuar në polici dhe insiston se është i pafajshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.