POLITIKË

PS i jep përgjigjen e parë Metës: S’votojmë asnjë qeveri pa Ramën kryeministër

10:53 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti socialist Namik Kopliku, në një status në rrjetet sociale në “Facebook” ka shkruan se PS nuk mund të votojë asnjë qeveri, pa Edi Ramën kryeministër dhe se kush do jetë kryeministri i ri, atë do ta vendosin shqiptarët më 18 qershor. Pas kërkesës së Ilir Metës për qeveri “besimi”, vjen përgjigjja e parë nga Partia Socialiste.

STATUSI I PLOTE I DEPUTETIT

Nisur nga kriza artificiale e provokuar nga opozita javët e fundit, si dhe nga zgjidhjet e propozuara apo supozuara nga faktorë te tjerë këto dite, për qeveri “teknike” apo “simpatike”, qeveri te “besimit”
apo “nënshtrimit”, qarkullojnë zëra për një lëshim qe i duhet bere opozitës. Mbi te gjitha (mbase i vetmi, por i kamufluar me te tjera kërkesa) kërkohet qe Edi Rama te mos jete kryeministër deri ne zgjedhje (a thua do e mirëprisnin si kryeministër pas fitores se zgjedhjeve?! ). Edi Rama nuk e ka zgjedhur veten ne atë detyre, por ai është mandatuar nga shumica parlamentare qe përfaqëson shumicën e votuesve ne vitin 2013. Pra, edhe sikur te mendohet qe kjo mund te qetësojë opozitën dhe faktorë te tjerë, ai nuk ka drejte te vendose ne kundërshtim me votuesit e PS, anëtarët e PS, organet drejtuese te PS si asambleja kombëtare dhe kongresi i PS. Nisur nga sa me sipër, nëse do behej diskutim ne strukturat e PS si asambleja kombëtare apo kongresi, do i nënshtrohesha vendimit te shumicës. Si deputet, përfaqësues i votuesve te PS ne qershor 2013, te cilët kane votuar njëherësh për PS-ne dhe Edi Ramen kryeministër, unë ne Kuvend nuk kam te drejte morale ti nënshtrohem asnjë “llogari politike” dhe aq me pak “presioni” nga kushdo qofte, duke anashkaluar vullnetin e atyre qe na zgjedhin me mirëbesim se përfaqësojmë ata dhe jo veten tone personalisht.

Nëse ndokush e konsideron ketë deklarate publike si “shkelje syri” apo “dashuri te zjarrte” për kryetarin e PS ne periudhe hartimi listash përfaqësimi te subjekteve politike ne zgjedhjet e 18 qershorit, nuk kam mundësi ti bind qe nuk është ashtu, sido qe gjate mandatit jam nder te
Numrat dy dhe një mundësi e dytë PS – LSI radhët apo shume te radhët qe publikisht jam shprehur dhe kam kundërshtuar kur nuk kam qene dakord me kryetarin e PS-se. Deklaratën e bej për te sqaruar edhe ndokënd brenda radhëve te PS apo përtej, te “trembur nga bubullimat” e çadrës dhe rretheqark asaj çadre, qe ky është arsyetimi im si deputet dhe perse nuk do votoj ne asnjë rrethane nje qeveri pa Edi Ramen kryeminister. PS: Me date 18 qershor le te vendose vetë populli shqiptar se ke dëshiron kryeministër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.