POLITIKË

Reagon Manjani: Kryeministri nuk bind dot një çadër, si të bindë një popull

14:37 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me deklaratën e një dite më parë të Iilir Metës, duket qartë vendimi i LSI-së për të mos hyrë në zgjedhje pa opozitën.

Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani është paradoksale ajo që thonë disa analistë pranë qeverisë se një çadër nuk mund të heqë dot kryeministrin.

“Një çadër nuk mund të heqë Kryeministrin-thonë analistët e qeverisë. Nëse Kryeministri nuk bind dot një çadër si mund të bindë një popull?!’’, shkruan Manjani.

Ai reagoi edhe mbrëmë duke thënë se LSI-ja e hodhi hapin e saj drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

“Asnjë dilemë! Zgjedhjet pa opozitën janë diktaturë! Në fillim zgjedhjet pastaj koalicionet! Tani radhën e ka qeveria jo më LSI-ja!’’, shkruante mbrëmë Manjani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.