POLITIKË

Spahiu: Të shtunën Rama ndahet nga jeta politike, gati qeveria teknike pa kriminelë  

12:39 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuqezi, duke iu referuar deklaratës së kreut të LSI-së, Ilir Meta, një ditë më parë për tejkalim të krizës politike përmes qeverisë së ‘besimit’, në një status në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se të shtunën Rama ndahet nga jeta politike dhe është gati qeveria teknike pa kriminel.

Sipas tij, nuk është dorëheqje por shporrje.

“Të shtunēn i ndjeri Rama ndahet nga jeta politike. Nuk është dorëheqje, por shporrje. Gati qeveria teknike e besimit kombëtar pa kriminel”, – ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, Kreshnik Spahiu.

 Ilir Meta një ditë më parë ndër të tjera u shpreh: “Besojmë dhe shpresojmë në angazhimin e të gjithë faktorëve dhe aktorëve të tjerë, në veçanti të Kryeministri Rama dhe të Kryetarit të opozitës z.Basha për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje që vendi të shkojë në mënyrë më të denjë drejt zgjedhjeve të qeta, të ndershme dhe demokratike si edhe të hedhë një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e institucioneve, të besimit tek institucionet dhe t’i japë një hov cilësor të gjithë reformave, që presin qytetarët tanë, por që pret edhe momenti i çeljes së negociatave për në BE”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.