POLITIKË

Saimir Tahiri, ironi me Blushin: Kënaqësi që do hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit!

20:14 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Partia Socialiste e Tiranes shpreh kenaqesine qe deputeti opozitar Ben Blushi vendosi te marre pjese ne zgjedhjet e 18 qershorit” thuhet në një njoftim për mediat.

Vazhdimi i mesazhit të PS është ripërsëritje e qëndrimit se Edi Rama do të jetë kryeministër dhe se nuk do të ketë asnjë tërheqje, megjithëse PS ka mbetur e vetme tashmë në zgjedhje.

“Fale zgjedhjeve te 18 qershorit, shqiptaret do te kuptojne sa vota do te marre Partia Socialiste qe lufton per shtet, punesim dhe mireqenie per Shqiperine qe duam dhe sa vota do te marre nje parti qe lufton vetem per te bere kryetarin e saj minister.

Partia Socialiste eshte krenare per ate cka kemi arritur gjate ketij mandati, per te bere shtet dhe luftuar per drejtesi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmerisht per te cliruar drejtesine nga gjykatesit e prokuroret e korruptuar.

Kemi ende shume per te bere, sidomos per te luftuar per vende te reja pune, njesoj sic luftojme per reformen ne drejtesi.

Nen drejtimin e Kryeministrit Edi Rama ne do te luftojme per Shqiperine qe duam!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.