KULTURË

“Telefonatë zemrash”, Mariza për Françeskun: Nuk e harroj momentin kur më zgjodhe mua…

10:16 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mariza Ikonomi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të kantautorit të mirënjohur Françesk Radi. Ajo ka kujtuar duetin e parë “Telefonatë Zemrash” me Françeskun, që e bëri më pas të njohur. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ajo ka theksuar se nuk do ta harrojë kurrë momentin e zgjedhjes së saj nga kantautori. Mariza ka shkruar se pa te ai një artist të madh me profesionalitet te hekurt dhe një zemër të pastër e të kulluar. Këngëtarja e mbyll me vargjet e këngës: “A mund t’ja shuajmë diellit atë zjarr, a mund t’a shterim një oqean, ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia për ty, le të jemi sado larg Profesor, mik i dashur…”

Ja statusi i plotë i Marizës  
Eh profesor i dashur…
Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe ne pallat te pionierit dhe kërkoje një vajze te vockel per te kënduar këngën “Telefonate Zemrash”. Nuk e harroj kurre momentin kur me zgjodhe mua.
Vërtet me zgjodhe mua por edhe un te zgjodha ty , qe kur pashe tek ty një Artist te Madh me nje profesionalitet te hekurt dhe një zemër te pastër e te kulluar si ajo e një fëmije ashtu sic isha edhe un. Mezi prisja orët e provave qe te këndoja këngën. Ajo këngë vërtet ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe me fort ne zemrën time dhe vazhdon këndon… A mund t’ja shuajmë diellit atë zjarr, a mund t’a shterim një oqean, Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia për ty , le te jemi sado larg Profesor, mik i dashur…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.