POLITIKË

Video/ Batutat e Ramës në Baldushk: Vdekshim para grave, s’ecim dot pa to

17:27 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I pashqetësuar nga situata politike në vend, kryeministri Rama ishte sot në Baldushk, ku dhe nuk i kurseu batutat me fermerët. Në qendër të batutave këtë herë kanë qenë femrat. “Pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e suksesshme, se po s’pate gruan e mirë, s’ecën as burri. Të të rrojë gruaja se është kryesorja. Ky është urimi më i madh që duhet t’i bëjmë njëri-tjetrit, vdekshim para grave”, ka thënë Rama me fermerët.

Një nga pjesëtarët e familjes tregoi se ishte kthyer dy vite më parë nga Greqia për shkak të krizës. Nga ana tjetër Rama iu përgjigj se këtu numërohen vetëm ata që ikin jo ata që kthehen. “Këtu numërohen vetëm ata që ikin jo ata që kthehen. Por, ata që kthehen, kthehen me mend. Ike more eksperiencë dhe para dhe u ktheve. Këtu ke ardhur dhe je afendiko vetë”, i tha Rama fermerit.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154620349651523/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.