SPORT

Ari Han: Ika nga Shqipëria se Duka puthej e përqafohej me lojtarët e vjetër

09:06 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kombëtarja u kualifikua në Europian me lojtarë që kur erdhën në fillim ishin fare të panjohur në krahasim me plejadën e vjetër të të larguarve si Lala, Skela, Bogdani etj. Mirëpo, në rast se do të rikthehemi pas në kohë, një nga ish-trajnerët e Kombëtares shqiptare deklaron se e ka paralajmëruar diçka të tillë. Bëhet fjalë për Ari Han, trajneri që qëndroi në krye të kuqezinjve vetëm për një vit.

RRËFIMI

Në një intervistë të dhënë për mediat belge, Ari Han tregon prapaskenën e largimit të tij si dhe një nga arsyet thelbësore që e kanë bërë atë që të mos qëndronte gjatë në krye të skuadrës tonë përfaqësuese. “Unë jam një trajner që nuk kam preferuar të shkoj kudo ku më është ofruar. Pas Kamerunit, kam zgjedhur të drejtoj Shqipërinë”, nis rrëfimin e tij ish-tekniku.

Më tej, Han ka shpjeguar marrëdhënien me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Gjëja e parë që vura re kur mbërrita në Shqipëri, ishte që presidenti i federatës ishte mik i ngushtë me lojtarët ‘e vjetër’ dhe këtë e tregonte qartë sjellja mes tyre që putheshin dhe përqafoheshin. Në lidhje me këtë, kam biseduar drejtpërdrejt me presidentin dhe ia bëra të qartë që nuk duhet të ndodhte diçka e tillë. Kjo, pasi unë nuk kisha plane me ata lojtarë”, ka vijuar më tej Han.

Në vijim të deklaratës së tij, ish-tekniku i kuqezinjve ka bërë me dije edhe arsyen e vërtetë pse ai nuk ka qëndruar gjatë në krye të skuadrës sonë përfaqësuese. Sipas tij, shkak janë bërë marrëdhëniet e presidentit me plejadën e vjetër të futbollistëve.

“I thashë atij se duhet t’i largonte ‘lojtarët e vjetër’, pasi me ta nuk do të fitonte kurrë. Duke parë që ai e kishte të vështirë diçka të tillë, në maj të vitit 2009 jam larguar nga Shqipëria dhe jam rikthyer në Kinë”, ka deklaruar Ari Han për “voetbalniews.be”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.