POLITIKË

Deputeti socialist kundër vijës së partisë: Zgjedhjet pa opozitën, mungesë alternative

21:58 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i PS, Ulsi Manja duke komentuar qeverinë e besimit, të propozuar nga kreu i LSI, Ilir Meta tha se ajo është një rrugë ekstra kushtetuese.

Në studion e lajmeve të Ora News, Manja tha se çdo qeveri që nuk del nga vullneti i shumicës së popullit do të thotë që të ndryshohet standardi demokratike në një vend.

 

“Qeveria e besimit”, Manja: Ndryshon standardin demokratik të vendit

Manja: Qeveri besimi, kur dihet që në demokraci qeveria është vullnet i shumicës. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që të shkëpusësh në mënyrë të njëanshme kontratën me shumicën e qytetarëve shqiptarë për të krijuar një qeveri të pakicës. Kjo pastaj do të ndryshonte standardet demokratike në një vend. Pra duke e kthyer nga një vullnet i shumicës në një vullnet të pakicës.

Nëse ne do pranojmë në këtë situatë normale të funksionimit të institucioneve demokratike të shtetit një qeveri të pakicës, i bie që të vendosim një standard dhe një precedent që nuk na garanton në një të ardhme pas 4 vjetësh se kjo nuk do të ndodhë edhe me opozitën e radhës që do të jetë në Shqipëri. Kjo i bie që të kthehemi nga një republikë demokratike, ku Kushtetuta, si libri themeltar i shtetit është e detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë në një republikë, ku vendimet e rëndësishme që lidhen me qeverisjen e vendit merren në mënyrë ekstrapolitike dhe ekstrainstitucionale.

Rruga më e mirë për të garantuar standardin në zgjedhje janë masat institucionale dhe ligjore. Nëse do kishte dialog real dhe kauz të vërtetë që kërkon opozita ne sot si qeveri do ti kishim kërkuar OSBE/ODIHR shtimin e numrit të vëzhgues të huaj në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet në Shqipëri.

 

Manja: Dialog brenda kushtetutës

Manja: Rama e ka bërë të qartë qëndrimin, jemi gati për dialog brenda kushtetutës së vendit dhe jemi të hapur për çdo lloj propozimi që reflekton rekomandimet e OSBE/ODIHR. Mjafton që palët të ulen në dialog në respekt të kushtetutës së vendit pa kushte, pa parakushte ekstrakushtetuese ose politike.

 

Manja: Meta i angazhuar për të sjellë opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit

Manja: Zoti Meta bashkëaleati ynë ka ofruar ose është vënë në dispozicion të zgjidhjes së kësaj krize politike jo të vendit, por të opozitës me qëllimin e mirë për ta sjellë opozitën e vendit në zgjedhjet e 18 qershorit. Zgjedhjet pa opozitën do të ishin mungesë alternative për qytetarët shqiptarë, por jo fatalitet.

Kushtetuta shqiptare me ndryshimet e 2008 flet për mocion mosbesimi dhe mocion besimi. Mocionin e mosbesimit e kërkon opozita dhe kushdo tjetër në pakicë kur i ka numrat, 71 mandate emrin e kryeministrit të ri dhe kërkon mocion mosbesimi, kështu thotë kushtetuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.