Kryesore

“Droga taxi” shqiptarët shpikin dërgesat e kokainës me telefon në Itali

19:03 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë të cilët furnizonin me drogë shtëpitë e Romës veriore bëhet e dituar nga mediat italiane.

Drogen e porosisnin me anë të telefonit dhe shpërndarja behej nga shtetasit shqiptarë të cilët jane të moshave nga 22 dhe 50 vjec.

Nga hetimi i bërë u zbuluan rolet e anëtarëve të këtij grupi. Sipas mediave italiane aktiviteti i jashtëligjshëm funksiononte si një “call center”, i vendosur fizikisht në një apartament në Riano (RM), ku “operatorët” brenda në shtëpi, merrnin kërkesa telefonike nga shumë blerës të zonës së Romës së Veriut, i jepnin udhëzime anëtarëve të tjerë të grupit. Gjithsecili anëtarë kishte territorin e tij të mirepërcaktuar që të bëhej në mënyrë të shpejtë dhe të saktë dërgesa e drogës në adresat përkatëse.

Të ashtuquajturit ‘kuaj’ për dorëzime, kishin në përdorim mjete, të cilat u sekuestruan në operacion, të pajisura me funde të dyfishta të përgatitura për të fshehur drogën që do u shitej konsumatorëve.

Kontrollet e kryera në shtëpitë e 5 shqiptarëve kanë nxjerrë edhe 24 mijë euro, qe dyshohet se kishin ardhur nga aktiviteti kriminal.

Midis tyre, ishte një makinë brenda së cilës kishte pasur një ndarje fikse në kroskot, që hapej vetëm nëpërmjet futjes së marshit indietro. Gjatë fazës së ekzekutimeve të ndalimeve është arrestuar një 25-vjeçare, partnere e një prej të dyshuarve, pasi në shtëpinë e saj u gjetën 870 gram kokainë e fshehur në një ndarje në kuzhinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.