Tech

Foto + video/ Kush janë politikanët që ruajnë “foto” me ish-diktatorin Enver Hoxha

10:46 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Express

 

Pasi Edi Rama konfirmoi Fatmir Xhafajn në vend të Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm pati një revoltë popullore dhe më gjerësisht nga ana e opozitës shqiptare për shkak të së shkuarës të ministrit të ri.Dolën në “dritë” njerëz që e akuzonin Xhafën si një nga persekutorët dhe hetuesit më të egër të regjimit komunist, akuza që ministri i ri i hodhi poshtë përmes një letre të hapur, ku tregonte detaje mbi jetën e vet, shkruan gazeta Express.

Akuzat ndaj Xhafajt u bazuan edhe tek një foto që qarkullon gjerësisht ku ai dallohet në krah të ish- diktatorit famëkeq Enver Hoxha.

Por duket se si gjithçka tjetër këtu tek ne kjo u hodh pas krahëve dhe Xhafaj vijon punën e vet në krye të ministrisë së Brendshme.

Por kush janë politikanët e tjerë që kanë në “sirtarin” e tyre një fotografi me liderin komunist Hoxha.

Ish-i përndjekuri politik, Lekë Frroku thotë në një intervistë me poetin Agron Tufa se ai ka parë edhe deputetin demokrat, Ridvan Bode me fotografinë e Enver Hoxhës.

– Çfarë interesi mund të ketë z. Nishani kur përbalt figurën e vuajtur të Visar Zhitit?

Frroku: Në vitin 1991 unë e kam parë disa herë në televizor, jo vetëm Nishanin, por edhe Ridvan Boden, me fotografi të Enver Hoxhës. Është, ndoshta e kaluara e tyre si ish-enveristë, që nuk i lë të qetë dhe kanë një xhelozi ndaj figurave qëndrestare të burgjeve komuniste. Ata duan të përlyejnë gjithçka.

– Pse nuk e dekretoi presidenti Visarin si ambasador dhe pse nuk ngurroi të dekretonte Fatmir Xhafën, që thonë se ka qenë ish-hetues në Krujë e gjetkë?

Frroku: Vatikani nuk e ka refuzuar Visarin asnjëherë, por e ka refuzuar Nishani. Nishani nuk duhet ta refuzonte qoftë edhe si emër: “Visar”! Pse e dekretoi Xhafë? Këtu ndalemi pak. Si e njoh unë Fatmir Xhafën… Nuk përbën lajm fakti se fotografia e rinisë së Fatmir Xhafës përkrah Enver Hoxhës, tregon një lidhje të ngushtë shpirtërore të Xhafës me komunizmin dhe diktatorin. Është një foto romantike, që u shpjegon shqiptarëve zellin dhe origjinën nga vijnë këta politikanë. Dhe të dekretosh persekutorët e të mos dekretosh viktimat e tyre, tregon se në cilën anë je.

Ndërsa një politikan tjetër që “disponon” një fotografi përkrah ish- udhëheqësit komunist Enver Hoxha është edhe drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima.

Ish- deputeti i PS-së dikur ka qenë Sekretari i Rinisë në Fier, ndërsa pak kohë më parë doli edhe fotoja e tij me Enver Hoxhën.

Por “qershia mbi tortë” është këndimi gjithë pathos i një këndë për Enver Hoxhën nga ana e deputetit socialist Taulant Balla.

Dikur fëmijë Balla i këndonte Enver Hoxhës nga Festivali i Gjirokastrës.

Gazeta Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.