SPORT

I jepet pasaporta, një brazilian bëhet pjesë e kombëtares shqiptare

11:52 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Hulio Sezar Marinjo de Mejo, 27 vjeç, është shtetasi shqiptar më i ri. Futbollisti brazilian i futsallës ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti i Republikës dhe që sot është pjesëtar i kombëtares së futsallës.

Menjëherë sapo ka marrë pasaportën, ai është nisur drejt Prishtinës për t’iu bashkuar kombëtares kuqezi në përgatitjet që po zhvillohen në kuadër të kualifikueseve që do të zhvillohen në Azerbajxhan.

Afrimin e brazilianit e kishte njoftuar edhe trajneri Erind Resuli në konferencën për shtyp ku shpalli listën e të grumbulluarve, duke bërë me dije se palët ishin në negociata, ndërkohë që sot FSHF ka bërë njoftimin zyrtar të natyralizimit të sulmuesit brazilian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.