POLITIKË

Rama thërret Bashën për dialog, përgjigja e Berishës: Stil ordineri  

10:14 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje ironike, thirrjes së Ramës drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Bashës për t’u takuar për dialog, ku dhe kur të dëshironte kreu i PD-së. Ai përveç statusit me doza ironike, ka postuar edhe një foto të kryeministrit po ironik me dhëmbë të thyer. Ai e ka quajtur thirrjen e Ramës me stil ordineri.

Ja statusi i plotë i Berishës

“Ky është Rama prej vërteti apo cullak!

Te dashur miq, në një moment krize të thellë te vendit, pasi përcaktoi paradite kushte për dialog, ndonëse është i pakallur apo menderosur si asnjë koleg tjetër i tij në planet, Rama pasi vendos kushte paradite kushte për dialogun, pasdite i shkruan Bashës në stil ordineri, le të themi banditesk sikur të ishte jo kreu i qeverisë, por Mlili i Partisë: “Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”.

Miq, ky është Edvini prej të vërteti, Rama cullak! sb

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.