Kryestrategjisti i fushatës së Donald Trump, Steve Bannon u largua sot nga posti i anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai u bë pjesë e Këshillit në janar, një vendim që ngjalli mjaft polemika në Shtetet e Bashkuara sepse u mendua se mund të eklipsonte rolin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane dhe të drejtorit të CIA-s, gjithashtu. Eshtë ende e paqartë nëse “personazhi kontrovers” – sipas mediave kryesore amerikane, – zgjodhi vetë të largohet nga Këshilli i Sigurisë apo u hoq nga presidenti i SHBA.
Steve Bannon është një nga themeluesit e “Breitbart News”, grupit të djathtë mediatik që mbështeti fuqishëm fushatën e Trumpit. Ai do të vazhdojë të mbajë detyrën e këshilltarit të presidentit amerikan.
Shfaq Komentet (0)