SPORT

Strakosha i lumtur për finalen e parë: Ia dedikoj familjes sime

14:39 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Portieri shqiptar i Lacios, Thoma Strakosha, nuk e fshehu gëzimin e tij për kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë pas eliminimit të Romës. Në një intervistë për “Lazio Style Channel” pas ndeshjes, ai ia dedikoi arritjen familjes që gjithnjë e ka mbështetur.

Kualifikimi në finale

“Ishte e rëndësishme që skuadra arriti finale, ky ishte objektivi ynë. Do të jetë finalja ime e parë si futbollist. Në Kupën e Italisë e kemi mundur Romën disa vite më parë dhe është gjithmonë diçka e bukur të fitosh kundër tyre.”

Dedikimi

“Ia kushtoj këtë rezultat familjes sime e cila ka besuar gjithmonë te unë, edhe në momentet e vështira, dhe që kanë mbështetur gjithmonë ëndrrat e mia.”

Meritimi i finales

“E kemi merituar këtë finale. Kemi ndeshur në rrugëtimin tonë kundërshtarë shumë të fortë duke treguar gjithmonë vlerat tona.”

Tifozët

“Nëse do të paraqiten gjithmonë kështu, do të jetë shumë e vështirë që kundërshtarët tanë të na mundin. Mbështetja e tyre për ne është shumë e rëndësishsme. Ultrasit tanë janë magjikë, nuk krahasohen me askënd tjetër.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.