BOTA

Torino /Shkatërrohet banda e trafikut të drogës dhe 15 prostitutave shqiptare dhe rumune

11:30 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vihen ne pranga 12 persona mes tyre Italianë  marokenë dhe shqiptarë . Po ashtu janë denoncuar dhe 6 persona të tjerë.

Gjalp’, ‘qumësht’, ‘kafe’, ‘koktej’ dhe ‘birrë’ ishin këto  kodet që përdoreshin nga kjo bandë e trafikut të drogës dhe prostitucioni

Të njëjtat burime pohojnë se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 800 doza kokaine, hashashi dhe marijuanë si dhe 1400 euro para cash.

Policia gjeti gjithashtu një lloj tezgë kanabisi, që përdorej për transportin e saj, e cila ishte vendosur në murin e një parku në provincën e Torinos. Ndërkohë, grupi kriminal tregtonte drogën në mes të ditës, ndërsa si klientë nuk mungonin as nxënësit e shkollave.
Një nga të arrestuarit gjithashtu shpërbente dhe si ‘shërbim taksi’ për pesëmbëdhjetë prostituta shqiptare dhe rumune, ndërsa u ofronte atyre shtëpinë e tij për të prostituuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.