SPORT

UEFA dhuratë për Shqipërinë dhe Kosovën, ja sa do të marrin

10:41 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 Si shpeshherë, UEFA do të ndihmojë federatat e futbollit në Europë me ndihmë financiare. Në fjalimin hapës të Kongresit të Zakonshëm të mbajtur sot nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, u njoftua se të gjithë institucionet e futbollit në kontinent do të përfitojnë nga 1 milion euro ndihmë financiare. Në këtë mënyrë, buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës do të rritet me një shumë të konsiderueshme.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh Çeferin.

Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të Zakonshëm që po mbahet në Helsinki të Finlandës, do të zhvillohen zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është njëri prej kandidatëve që pretendon një vend në qeverinë e futbollit europian.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.