POLITIKË

Vrasja e fëmijëve me lëndë kimike në Siri, MPJ: Dënojmë aktin e autorëve

17:30 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë. Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CWC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri.

MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë. MPJ thekson se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike, janë rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofike të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.