POLITIKË

Basha falenderon Idrizin dhe i përgjigjet Ramës: Dialog, jo monolog shterpë

18:39 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Çadra e Lirisë, sot pasdite kryetari i Partisë Demokratike iI ka kthyer një përgjigje ftesës së kryeministrit Rama për dialog. Basha është shprehur se për dialog mirëpret çdo parti të përgjegjshme, por jo për monolog shterpë. Më tej ai ka falenderuar edhe aleatin e qeverisë, PDIU.

“Ky nuk është dialog, pro monolog shterp nga ato që keni dëgjuar për këto 3 vite. Nëqoftë se për këto monologë, që keni dëgjuar nga FB apo në takime, shqiptarët do ishin bërë milionerë. Monologët shterpë nuk pranoj dhe nuk do pranojë. Jemi të hapur siç e kemi thënë që prej ditës së parë.

Për dialog mirëpres çdo parti që tregon përgjegjshmëri, shpreh falënderim dhe mirënjohje të një prej aleatëve, siç ishte dhe PDIU. Kjo është një lëvizje popullore. Prej ditës së parë kemi pritur këtu jo vetëm ata që mendojnë si ne, por dhe ata që mendojnë krejt ndryshe nga ne”, u shpreh Basha.

Më tej në fjalën e tij kreu i opozitës u shpreh se do ta shembin republikën e drogës dhe të krimit. “Qeveria po logon në Uashington me paratë e ARMO-s”, ka deklaruar Lulzim Basha në protestën e opozitës.

“Nën peshën e zullumeve të pafundme, do shembet republika e vjetër, republika e krimit, e drogës, e korrupsionit, e hajdutërisë, e pafytyrësisë, e pashpirtësis. Po shembet sepse pesha e zullumeve kundrejt shqiptarëve është e madhe. Po shembet sepse po e shembni ju, qytetarët e lirë, dinjitozë të lëvizjes popullore. Është një komplot politik, ekonomik, kundër lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari. Në këtë komplot përfitojnë një grusht njerëzish që kanë bërë zap partitë e tyre përmes aleancës me krimin, kanë shndërruar territorin e Shqipërisë në një hambar droge.

Në këtë komplot marrin pjesë një grusht kriminelësh në shërbim të një grushti politikanësh të korruptuar. Asgjë nuk ka ndodhur vetvetiu. Ekonomia jonë është shkatërruar nga autorët e këtij komploti. Çmimet janë rritur, vuajtjet janë shtuar, faturat janë kripur si pjesë e këtij komploti. Ky komplot po bën gjithçka që ka në dorë për të mbajtur në jetë Republikën e vjetër.

Lobistët e paguar me paratë  drogës dhe lobisti i paguar në Uashington me paratë që vidhen nga nafta shqiptare nuk duan t’ja dinë nëse ju keni bukë. Uashingtoni dhe Europa kanë qëndruar 100 vjet gjithmonë jo në krah të hajdutëve, po në krah të shqiptarëve, të Shqipërisë siç qëndrojnë edhe sot në krah të kësaj lëvizje të madhe popullore”, deklaroi lideri i opozitës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.