Kryesore

Edi Rama: PS nuk e ndalon askush të hyjë në zgjedhje, 97 nuk kthehet më!

21:26 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama duket i  vendosur të futet në zgjedhje edhe pa PD, edhe pa LSI. Krahasimin që gazetari Ylli Rakipi i bëri me Korenë e Veriut, Edi Rama nuk e pranoi, me këtë arsyetim.

“Në Korenë e Veriut është një parti e vetme, sepse ndalohet ushtrimi i aktivitetit të partive të tjera.

Në Shqipëri, jo vetëm nuk ndalohet, por nuk ka asgjë që e bën të pabarabartë garën mes partive, sepse në Shqipëri zgjedhjet nuk i administron qeveria, por një institucion që quhet administratë zgjedhore, e cila shtrihet nga baza, nga Qendrat e Votimit deri Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është e ndarë në mënyrë të barabartë 50% me 50% me opozitën” tha Rama.

Kryeministri tha se pretendimi i opozitës për policinë e shtetit nuk qëndron, për shkak të organizimit të administratës zgjedhore.

“Përsa i përket qeverisë, qeveria ka detyrë përmes policies, të bëjë vetëm shoqërimin e kutive të votimit, që cojnë kutitë nga Qndrat e Votimit në Qendrat e Numërimit.

Ne kemi pas zgjedhje të kontestuara në 2009, 2011, 2013 asnjëherë pjesë e kontestimit, nuk ka qenë policia.

Madje në 2007 kisha një garë me të ndjerin Sokol Olldashi, ish Ministër i Brendshëm dhe policia nuk u përmend gjëkundi, jo në Tiranë, ku u fitua, po asgjëkundi. Policia nuk ka qenë ndonjëherë problem

Ylli Rakipi: E kujtoni 1997?

Edi Rama: Jo, këtë mbase e kujtojnë ata që e bënë ose e provokuan 97 që sot janë në cadër, për një arsye  shumë të fortë, nga reforma në drejtësi. Kjo frikë i çon në qasje irracionale dhe e çojnë vendin drejt destabilizimit që në Shqipëri të mos ketë asgjë.

Në vend që të punojmë, të hyjmë në kthetrat e katundit politiko-mediatik.

Kur flisni ju, unë nuk mendoj fare për krizën e saj, por për krizën që PD synon të krijojë.

Unë jam kryeministri i Shqipërisë, që nuk ka më katund mediatik që ta kthejë 97.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.