Horoskopi

Horoskopi i datës 6 prill 2017

07:12 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Hëna ju bën të ndiheni të sigurt. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë. E dini që kjo do t’ju shpërblehet.

DEMI

Ndihemi me mendje të turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është në veçanti dëshira për të hyrë në lojë, duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.

BINJAKËT

Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë, ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik, me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

GAFORRJA

Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një fundjavë të bukur. Mes artit dhe natyrës është edhe më e lehtë për të qenë bashkëpunues. Parashikohen shpenzime të paparashikuara në punë, kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.

LUANI

Mërkuri miqësor në bashkëveprim me Neptunin krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin dhe t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Ndërkaq, është thelbësore që të përballeni gjithmonë me të vërtetën.

VIRGJERESHA

Nëse nuk po arrini të bëni një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj, mos u shqetësoni, nuk është ky momenti i duhur. Jeni njeri shumë i përgjegjshëm dhe do të dini të reagoni edhe në këtë situatë. Nuk keni pse të dilni nga vetja juaj për t’u plotësuar dëshirat të tjerëve. Përpiquni të përshtateni sado pak, vetëm për të mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët.

PESHORJA

Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët. Kur njëri nuk ia del, e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen. Konsultohuni me një ekspert të kësaj fushë. Do të bëni blerje interesante në librari.

AKREPI

Do të keni krijimtari të rafinuar. Arti, fotografia dhe muzika nuk janë thjesht hobi, por mund të kthehen në mundësi profesioni. Planetët bashkëveprojnë për t’ju mbështetur. Do të keni shumë energji, pasion dhe besim në aftësitë tuaja krijuese.

SHIGJETARI

Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve të juaj.

BRICJAPI

Në dashuri do të tregoheni pak posesiv si edhe do të ndikoheni nga kritikat dhe pakënaqësitë në familje. Por do të ndiheni të qetë më miqtë dhe kjo do t’ju mundësojë ekuilibër. Do të keni disa shpenzime të mëdha për shtëpinë, bëhet fjalë për punime mirëmbajtjeje.

UJORI

Do të jeni të suksesshëm në shkollë dhe në punë. Ndoshta në të vërtetë ndiheni të pakënaqur, por kur ke fantazi, e tejkalon mërzitjen! Venusi plot gjallëri, gjatë ditës ju mbështet ëmbëlsisht ëndrrat dhe dëshirat, ndërsa në mbrëmje ju sjell me këmbë në tokë.

PESHQIT

Lërini butësinë që të rrjedhë lirisht. Do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar ose të shkrijë ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Në punë do t’ju duhet të pranoni disa kompromise, solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.