POLITIKË

Ilir Meta: Greva e vitit 2008 më ka bërë të ndjeshëm edhe ndaj çadrës

22:15 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë sonte thirrjen për dialog mes palëve. Përballë gazetarit Dritan Hila, kreu i LSI-së ka deklaruar se është i gatshëm të takohet edhe me liderin e opozitës.

Hila: Zt. Meta jeni kaq bashkëpunues për faktin se nuk humbisni postin e kryeministrit apo doni të rrëzoni Ramën që të bëheni vetë kryeministër?

Meta: Qëllimi është që të mos rrëzohen zgjedhjet dhe të bëhen sipas standardeve. Kjo do të jetë arritja më e madhe e kësaj mazhorance. Kam vënë re që ka një shqetësim në rritje të qytetarëve, zgjedhjet po afrojnë, një zgjidhje po mungojnë. Rritja e tensionit nuk është i mirë. Çdo biznes ka një plan dhe pasiguria është një kosto e panevojshme për ekonominë por edhe për qetësinë familjare. LSI ka dashur të japë këtë mesazh; kjo situatë kërkon që të gjithë të lëshojnë diçka. Edhe opozita të lëshojë diçka se mbase kërkesat e saj nuk mund të realizohen të gjitha. Jo të iki Rama. Së dyti edhe nga mazhoranca duihet të ketë lëshime. Nuk është thjesht çështja e posteve.

Hila: I ofruat postet për kërcënim apo?

Meta: Nuk i kemi bërë për kërcënim, por për një zgjidhje. Së dyti, në qoftë se duhen edhe postet tona, pa dyshim. Çfarë vlere kanë këto poste në dy-tre muaj nëse nuk garantojmë zgjedhjet e ardhshme. Nuk mund të jetë kurrsesi një vizion kaq afatshkurtër sa mund të paragjykohet. Dua të them që për të gjithë ata që mund të kenë parashikime të tilla se ky akt mund të jetë rezultat i një komploti për të provokuar largimin e zt.Rama që duket fare qesharake, mund të them se kam qenë kryeministër 32 vjeç, kur kam dhënë dorëheqje për të ndihmuar një zgjidhje të një krize politike të mazhorancës së asaj kohe që kishte të bënte me një dëshirë të kryetarit të PS-së, Nano për t’u bërë patjetër President i vendit në vitin 2002, një kërkesë legjitime. Unë kam dhënë dorëheqje duke mos pranuar dëshirën e tij për arsye të zgjedhjeve, por edhe për të ndihmuar….

Hila: A nuk ju ndihmonte kjo të merrnit PS-në pas ikjes së Nanos?

Meta: Kam dhënë dorëheqjen për një arsye; mazhoranca e asaj kohe mori 87 mandate. Mori nja 7-8 mandate përmes Dushkut, që nga ana morale ishte një veprim i cili i kishte hequr padrejtësisht opozitës disa mandate. Për këtë arsye, PE në atë kohë u deklarua që qeveria është legjitime, por presidenti duhet zgjedhur me konsensus. Ajo që ka ndodhur më pas është se unë nuk kam pranuar asnjë marrëveshje që të bëhesha kryetar i PS-së dhe kryeministër pas zgjedhjeve. Kam sugjeruar një zgjidhje tjetër që Nano të bëhej kryeministër dhe unë zv/kryeministër dhe Presidenti të zgjidhej me opozitës ashtu sikurse ndodhi dhe u zgjodh zt.Moisiu. Jam i bindur që politikani duhet të zgjedhë interesin e vendit.

Hila: A mendoni se në qoftë se Rama hyn në zgjedhje të krijoni një lloj mocion mos besimi në Parlament?

Meta: As nuk dua ta mendoj këtë çështje. Kjo është çështje retorike. Dhe ju them kolegëve socialistë se ju jeni kaq të vendosur sa mund të hyni pa PS-në në zgjedhje. Nuk është Shqipëria në funksionin tonë, por jemi ne në funksion të saj. Nga pikëpamja pragmatike kur një mazhorancë është e sigurt për fitore nuk ka arsye pse të delegjitimojë zgjedhjet. Ne e kemi bërë copë-copë Kushtetutën që nga viti 2008. Ajo është e rëndësishme dhe e vlefshme kur qëndron mbi zgjedhje demokratike.

Hila: Ju keni bërë një grevë urie në 2008. Gjatë kësaj kohe, a keni diskutuar me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës?

Meta: Nuk e harroj asnjëherë grevën e urisë së vitit 2008. Bëmë një çadër brenda Parlamentit. Aty u goditën rëndë parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve. Pa dyshim kanë qenë efekte mjaft negative për gjithë jetën politike që është reflektuar në dobësim të madh të demokracisë së brendshme të partive për shkak të mënyrës si bëhen listat. Mund të themi se ky Kod solli nga rreziku që shqiptarët të bëjnë zgjedhje, në zgjedhje konfliktuale bipolare. Në 2008 ajo grevë urie më ka bërë të jem i ndjeshëm jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve, por edhe për ata që janë sot në çadër.

Historia e zgjedhjeve të cenuara nga filluar në Libofshë në vitin 1994, kur për herë të parë është përdorur policia e deri tek dhuna e policisë ndaj opozitës. Mbas 27 vitesh kaq shumë ngjarje dhe drama me zgjedhje, ku secili nga ne ka përgjegjësinë e tij, a kemi më luksin që të shkojmë në zgjedhje pa opozitën dhe si mund të jenë ato. A e kemi luksin të shkojmë në Evropë dhe të themi jo po opozita nuk erdhi për këtë mënyrë…do të dukemi tërësisht jo seriozë. Secili duhet të ofrojë gjithçka për zgjidhje. Kemi nevojë për një qeveri legjitime, Parlament legjitim dhe opozitë legjitime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.