POLITIKË

Kapja e mediave, Edi Rama: Atë që ka bërë Saliu nuk e ka bërë askush!

21:03 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar tek “Të Paekspozuarit”, në News24 se si i erdhi ideja për krijimine  televizionit më të ri në Shqipëri, ERTV, nga i cili transmeton live në rrjetet sociale çdo aktivitet.

Rama tha se nuk preferonte që mesazhet e tij t’i përcillte tek publiku përmes ekraneve të të tretëve, ndaj krijoi ERTV. Kryeministri ka folur më pas për katundin mediatik në Tiranë, që sipas tij përbëhet prej rreth 800 vetave që flasin dhe komentojnë për atë që ndodh në jetën publike. Në këtë moment, gazetari Ylli Rakipi i kujtoi se akuzat ndaj mediave janë në modë tashmë dhe po bëhen edhe nga Lulzim Basha, që përpiqet të imitojë Donald Trump në mënyrën e tij.

Biseda ka kaluar tek kapja e mediave dhe një krahasim mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Gazetari Ylli Rakipi tha se Berisha i përdorte mediat pro tij, por nuk bënte linjën editoriale të mediave kundërshtare.

“Nuk qëndrojnë krahasimet, se e dini që atë që i ka bërë saliu medias nuk ia ka bërë askush, prandaj kur është puna për kopjuar Saliu është origjinali.

Jo problem ekonomike, por dhunë ekonomike bënte, për të tharë financiarisht mediat kundërshtare” u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.