SPORT

Legjenda vlerëson Strakoshën: Gabimet i falen, ka të ardhme të shkëlqyer

08:37 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe pse paraqitjet e fundit nuk kanë qenë fot bindëse për portierin Thomas Strakosha, kjo nuk e zbeh sezonin e tij pozitiv.

I këtij mendimi është edhe legjenda e portës së Lacios, Anxhelo Peruci, aktualisht menaxher i ekipit nga kryeqyteti italian.

Në një prononcim për “Sportmediaset”, ai u shpreh se Strakosha po ecën shumë mirë dhe ka një të ardhme të shkëlqyer. Ai ka bërë të ditur se ndonjë gabim e bëjnë të gjithë, por gjithsesi bilanci i gardianit mbetet pozitiv.

“Po ecën shumë mirë, është viti i tij i parë në Serinë A dhe po luan mirë. Ka një të ardhme të shkëlqyer. Ndonjë gabim e bëjnë të gjithë, por bilanci i Strakoshës është tejet pozitiv”, – u shpreh ish-“gardiani” i kombëtares italiane për “Sportmediaset”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.