POLITIKË

Meta: Droga? Opozita ka përgjegjësinë e vet, s’më shqetëson nëse jam përgjuar

22:18 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga studio e emisionit “Arena”, kreu i Kuvendit ka komentuar edhe akuzat e opozitës për përdorimin e krimit të organizuar, apo paratë e drogës, duke u shprehur se dhe opozita ka përgjegjësitë e saj. Një faktor i rëndësishëm në trafikun e drogës, sipas Metës është edhe kontrolli i dobët i kufinjve.

“Opozita pa dyshim që ka përgjegjësitë e saj edhe për çështjen e kanabisit. Dihet fenomeni Lazarat mjaft fizibël. Ashtu sikurse dihet fenomeni i Lazaratit ka marrë një goditje të fortë, kjo çështje ka marrë përmasa shqetësuese në të gjithë vendin. Mos të harrojmë deklaratat e kreut të Prokurorisë së Antimafias së Italisë që kemi një rritje eksponencionale.

Ky fenomen meriton angazhim të jashtëzakonshëm përpara se të jetë tepër vonë. Absolutisht kjo infrastrukturë po shërben dhe mund të shërbejë në të ardhmen për ta kthyer Shqipërinë në qendër të trafikut të heroinës, kokainës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Shqipëria është pozita gjeografike dhe deri sot ka qenë viktimë e pozitës së vet. Është me rëndësi që ta kthejmë në avantazh për vendit, për investime, transporte. Kjo gjë nuk mund të ndodhë nëse themi në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar. Është e domosdoshme. Ky është një problem që qëndron dhe duhet ngritur më fort. Një faktor i rëndësishëm për rritjen e këtij fenomeni është kontrolli mjaft i dobët i kufijve. Shpresoj të realizohet një marrëveshje mes ShBA-ve dhe Shqipërisë.

Për fat të keq nuk u realizuar gjatë vizitës së fund të Bërsën, i cili ndihmon shumë në luftën kundër terrorizmit.  Absolutisht është momenti që ne t’i japim goditje dërrmuuese këtij fenomeni, përndryshe nuk do të shfrytozojmë dot avantazhet gjeografike. Do të kemi një ekonomi kriminale që na çon në shtet të kapur.

I pyetur nëse është përgjuar nga Ministria e Brendshme, kryetari i LSI-së ka thënë se nuk është I shqetësuar nga ky fakt, por rëndësi sipas tij ka fokusi tek lufta kundër krimit të organizuar përpara se të jetë vonë.

Nuk shqetësohem fare nga këto çështje. Nuk është cenim i sigurisë kombëtare sepse nuk kemi bërë asgjë. Për mua është shumë e rëndësishme që energjitë t’i fokusojmë tek lufta kundër krimit të organizuar përpara se të jetë vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.