KULTURË

Nderohet Ismail Kadare, merr në Kosovë çmimin “Letërsia Shqipe”

13:22 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë sot në Kosovë çmimin “Letërsia Shqipe”. Ceremonia u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena iu akordua çmimi “Letërsia Shqipe”.

Pas marrjes së çmimit, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, në fjalën e tij u shpreh se ky ishte një ndër çmimet që vlerësonte më shumë dhe se ishte i lumtur që e merrte në Bibliotekën e Kosovës.

“Është një çmim që çdo shkrimtar e dëshiron. Më lini t’ju falënderoj ju lexuesit e mi të Kosovës që u bëtë shkas për këtë takim. Jam i lumtur që marr këtë çmim. Më tepër se çdo çmim tjetër, ky më jep shumë kënaqësi. Jam i lumtur kur e mendoj që e marr këtë çmim këtu në Bibliotekën e Kosovës.

Biblioteka është pjesë e asaj mbretërie që është e ajo e lexuesve. Shkrimtarët jetojnë falë lexuesve. Kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm, dhe duke lexuar njeriu është gjithnjë më i dobishëm në botë, më i ndritur nga ana mendore dhe fati i lexuesit shqiptar është i pandarë nga gjuha shqipe”, – ka thënë Kadare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.