Kryesore

Edi Rama sulmon PS-LSI në seancë: Keni frikë nga drejtësia. Zgjedhjet do të mbahen!

14:00 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama akuzoi sot “ata që nuk duan zgjedhje ngaqë kanë frikë nga drejtësia”.

“Kjo është një përpjekje për të ndaluar PS-në për të hyrë në zgjedhje. Ajo nuk përbën thjesht një kërcënim si fituesja më e mundshme e zgjedhjeve, por përbën kërcënim si garancia e vetme e shqiptarëve për të mos u ndalur me reformën në drejtësi. Të gjitha tjerat janë propagandë dhe politikë e ditës.

Frika nga drejtësia nuk prodhon reagim të zakonshëm. Ata të cilët motivohen prej kësaj frike nuk e kanë problem ta çojnë vendin në këtë situatë. Frika nga drejtësia prodhon një reagim të jashtëzakonshëm.

Gjykatësit janë të lidhur me çadrën e PD-së si mishi me thoin.

Ideja se zgjedhje pa opozitën nuk ka, është një tezë e paguar në dorë apo nën dorë. Kjo është qesharake sepse nuk është opozita që e prodhon lirinë, por e kundërta”, tha Rama në seancë plenare”, tha Rama në seancë plenare.

Kryeministri kritikoi indirekt edhe kreun e Kuvendit. “Ky parlament do të hyjë në histori si parlamenti më qesharak në historinë e Shqipërisë, jo për trafikantë, apo për injorantë, sepse këtu nuk ka patur rregull. Opozita ka folur më shumë se gjithë aleanca qeverisëse, dhe lideri ka folur tre herë më shumë se unë që nuk shquhem për fjalime të shkurtra”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.