BOTA

Ramush Haradinaj: Na ka nxirë jetën qindra vjet, Serbisë ti tregojmë vendin

19:51 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur ekskluzivisht në ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës, nga Colmari i Francës, nga ku ka thënë se është peng dhe se drejtësia franceze ka rënë pre e Serbisë. Megjithatë, ai është shprehur i bindur se në fund do të triumfojë.

“29 nëntor 2012 është vërtetuar e vërteta për pafajësinë time, por kjo nuk po i pëlqen Beogradit. S’ka qare, jemi në drejtën tonë. Do të jetë një lirim i pakusht. Jo gjyqtarët, por edhe gazetarët e kanë parë se nuk qëndron një kërkesë e tillë, krejtësisht politike”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbisë duhet t’i tregohet vendi. “Fqinjët i kemi të këqij. Serbisë duhet t’ja tregojmë vendin qysh ka bërë Kroacia”- tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë po ashtu se Serbia u ka shkaktuar të gjithë fqinjëve përreth tragjedi, por se tashmë nuk mund t’i fusë duart në Kosovë. “Na kanë nxirë jetën qindra vjet; sot ka dalë një brez tjetër që nuk lejon më të futen duart të shqiptarët, pavarësisht se çfarë ndodh me mua. Askush nuk do të na nëpërkëmbë. Le ta kuptojnë mirë se kemi në Kosovë asi djem si dikur që i kanë dalë Millosheviqit përballë”- ka shtuar Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.