Show-Bizz

Rrëfehet Zaimina: Ja pse pas ndarjes vendosa të martohem

19:00 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E njohur për natyrën hermetike që ka kur vjen puna për jetën private, Zaimina Vasjari ka “thyer akullin” ditën e sotme.  E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, këngëtarja shqiptare ka pranuar se ajo dhe partneri i saj, pak kohë më parë, kanë kaluar një “krizë”, pas së cilës erdhi si një fazë reflektimi udhëtimi në Maldive.

Por nuk dinte asgjë për unazën dhe propozimin që e priste në një vend përrallor: “Motivi i destinacionit ishte festimi i Shën Valentinit, por pjesën e unazës nuk e dija, ishte suprizë për mua. Ishte një moment special, shumë i veҫantë”, – tregon Zaimina, me sikletin për ta rrëfyer të plotë ngjarjen si ndodhi. “Atë foton e kam postuar në mëngjes, nga tryeza ku po hanim mëngjesi.

Unaza ishte fshehur poshtë pecetës…” Dhe nuk do të tregojë më shumë, as për ndjesitë e atij momenti special, sepse do që ta ruajë të gjallë në kujtesë vetëm për vete: “Duke qenë se është një moment shumë i bukur, ky nuk ka nevojë për shumë fjalë…” – ka thënë Zaimina duke treguar edhe unazën që mban në dorë, pas së cilës, thotë ajo, do të vijë shumë shpejt edhe një tjetër.

Po cili është njeriu që i ka rrëbyer zemrës Zaiminës për 12 vjet me radhë? Ata të dy janë njohur 12 vjet më parë, kur ai në atë kohë pëlqente shoqen e Zaiminës, ishte një lloj loje që kishte trilluar me qëllim për të arritur tek vajza që donte.E pyetur për këtë moment, këngëtarja thotë se e mban mend shumë mirë: “Ai ngacmonte një shoqen time dhe më pas më tha që “nuk është shoqja që dua unë, je ti”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.