POLITIKË

Salianji i bën llogaritë si Meta: Qeveria e besimit ka 77 vota, Rilindja ka 60

09:26 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas pozicionimit të qartë të LSI-së dhe PDIU-së për të mos marrë pjesë në zgjedhje nëse opozita nuk futet, ka nisur edhe kalkulimi i numrave në Parlament.

Në Partinë Demokratike qëndrimet e LSI-PDIU përkthehen automatikisht si votë kundër Rilindjes. Ervin Salianji shkruan se Rilindja ka sot vetëm 60 deputetë, ndërsa “qeveria e besimit” ka 77. “Me zgjidhje kushtetuese Rama është pakicë sot! Kuvendi është tashmë me shumicë të re, kauza për zgjedhje të lira dhe me qeveri besimi merr më shumë se 77 vota, Rilindja 60, 3 janë deputetë pa grup të regjistruar! Ore po ky Rama si është shumicë tani? Se nëse do zgjidhje sipas Kushtetutës, zgjidhja është e qartë…

Me qëndrimet e LSI dhe PDIU, Rilindja sot është pakicë. Ja një zgjidhje kushtetuese, PS sot ka zyrtarisht të regjistruar në Kuvend 59 deputetë, ndërsa fronti që do zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveri besimi ose teknike janë; po i rendis sipas regjistrimit zyrtar në Kuvend sipas grupeve parlamentare, PD 40+20LSI+7PR+7PDIU+2 Libra+Dule+Ndoka=78 – deputetin Xhindi, që është dhënë borxh tek grupi i PDIU! 77 deputetë! Të dhënat janë sipas regjistrimit zyrtar të grupeve parlamentare në Kuvend!”, shkruan demokrati Ervin Saljani në “Facebook”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.