Tech

Veliaj refuzon rritjen e pagës, sa lekë çon në shtëpi kryebashkiaku i Tiranës

11:38 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ditën e djeshme rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e zgjedhur e të emëruar si dhe të institucioneve të varësisë. Projektvendimet e mbërritur në ‘parlamentin’ e kryeqytetit janë miratuar pa ndryshime, por i vetmi dallim në këto tabela do të jetë paga e kryebashkiakut, Erion Veliaj, i cili me vullnetin e tij ka refuzuar rritjen e pagës.

Kryebashkiaku ka hequr dorë me dëshirë nga shtesa, e cila do e çonte pagën e tij në masën  174 760 lekë. Aktualisht Veliaj paguhet në masën 170 mijë lekë, çka do të thotë se rritja e refuzuar është në masën e 4 760 lekëve ose e barabartë me 17 kilogramë fiq në kohë sezoni.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.