AKTUALITET

Video/ Naftë kontrabandë nga Maqedonia, shkatërrohet rrjeti i pogradecarëve

13:45 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka përfunduar me sukses operacioni “Diezel”, ku tetë persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kontrabandonin naftë nga shteti maqedonas dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.

Kështu, pas një hetimi disa mujor, që prej tetorit të 2016-ës, Policia e Korçës ka vënë në pranga Vasil Bardhin, Rexhep Elmasllarin, Enrik Muçollarin, Alban Seitllarin, Mihal Qazollarin, Eneris Elmasllarin, Krenar Hoxhën dje Marsel Ymerin.

Policia ka bërë të ditur se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës, duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendës në mënyrë joligjore.

Vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, ishte në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “DIEZEL”.

Kontrabandonin naftë nga shteti maqedonas dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Sektori Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër të procedimit penal nr 402 të vitit 2016 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë finalizuar me sukses operacionin “DIEZEL” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Vasil Bardhi, 50 vjeç, banues në fshatin Grabovicë–Pogradec

Rexhep Elmasllari, 60 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht-Pogradec

Enrik Muçollari, 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë–Pogradec

Alban Seitllari, 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas–Pogradec

Mihal Qazollari, 54 vjeç, banues në  Pogradec

Eneris Elmasllari, 26 vjeç, banues në fshatin Nizhavec-Pogradec

Krenar Hoxha, 32 vjeç, banues në Pogradec

Marsel Ymer, 30 vjeç, banues në fshatin  Goskovë e Poshtme-Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të një hetimi disa mujor, të filluar në muajin Tetor 2016, rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore.

Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.

Pas verifikimit të mjeteve dhe personave, si dhe ambienteve të cilat përdoreshin për depozitimin e naftës kontrabandë, më datë 05.04.2017 u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve .

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”; “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë” parashikuar nga nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.