BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Vizita e Ditmirit tek parukierja e gruas ditën që i dha fund beqarisë

12:45 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Vizita e Ditmirit tek parukierja e gruas ditën që i dha fund beqarisë.




 
Vizita e Ditmirit tek parukierja e gruas ditën që i dha fund beqarisë  
Edhe pse prej dy muaj e gjysmë janë bërë prindër duke sjellë në jetë një vajzë, menduan që së fundmi të realizonin edhe dasmën, e cila prej kohësh ishte në projektet e tyre. E duke pritur çastin e shumëpritur Ditmir Bushati, drejtori për kërkimet në institutin “Agenda”, anëtar i këshillit bashkiak të PS Tiranë, dhe Aida Gugu, eksperte prane “Euroalius”- misioni i BE për drejtësinë, kanë zhvilluar ceremoninë e martesës. Në një mbrëmje tërësish luksoze në ambjentet e “Lion Park” çifti ka festuar ditën e dasmës nën shoqërinë e shumë të ftuarve, të afërm të tyre si dhe miq e personazhe VIP.

2 të rinjtë janë njohur me njëri-tjetrin 7 vite më parë teksa të dy studionin jashtë vendit, pikërisht në Hollandë. E teksa, shumë shpejt në atë kohë do të lindte ndjenja mes tyre, 2 vjet më vonë vendosën të bashkëjetonin. E veçanta e ceremonisë që nuk ndodh shpesh tek çiftet e tjerë, është se e pranishme në dasmë ishte dhe vogëlushja. Një vëmendje të veçantë veç nuses, i është kushtuar edhe look-ut të dhëndrit. Ky i fundit është kujdesur deri në fund për veten duke preferuar që flokët dhe stilimet e fundit t’ia bënte parukieria e preferuar e bashkëshortes së tij, Tina.
Ky shkrim u botua më 15 Shtator 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.