Kryesore

“Bomba” e Vasilit: Qeveria “Rama” e ka humbur besimin e njerëzve dhe politikës

19:15 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Petrit Vasili komentoi sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24” krizën politike, e cila sipas tij, ka detyruar kryeparlamentarin Ilir Meta të mbajë qëndrimet e shprehura ditët e fundit, që opozita të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

I pyetur a nënkupton “qeveria e besimit” – qeveri teknike, Vasili u përgjigj: Duhet të jemi koshientë që qeveria aktuale e ka humbur besimin e njerëzve dhe besimin e politikës.

Ministri i Drejtësisë konfirmoi vullnetin për koalicion, duke u shprehur se LSI është e majtë, por shtoi se mes “demokracisë dhe diktaturës, LSI zgjedh demokracinë”. Ai nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryeministrin Rama duke u shprehur se retorika e tij është e dëmshme për vendin.

“Zgjedhjet janë më të rrezikuara se kurrë më parë. Qëndrimi i tij ishte për të thënë se kemi një krye çështje dhe zgjidhja e saj është krye thënia e të gjitha zgjidhjeve. Pa zgjidhjen e saj nuk mund të kemi zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi. Deklarata e Metës u bë pikërisht për të parandaluar këtë fenomen. Ai bëri thirrje për përgjegjshmëri të re politike”,- tha Vasili

. “Jemi për vazhdimin e koalicionit nëse koalicioni merr kuptim dhe kjo të lindë nga zgjedhjet e rregullta dhe të pranuara nga të gjithë, asnjë mënyrë dhe qasje tjetër nuk është legjitime dhe e besueshme, do ishte një riciklim i një krize politike që do jetë e gjatë dhe që ne e njohim. Ai u shpreh qartë që jemi të majtë por mes demokracisë dhe diktaturës ne zgjedhim demokracinë, nisur edhe nga një klimë e egër konfliktualiteti e mbajtur në mënyrë të veçantë nga mazhoranca. Është e dëmshme edhe retorika e kryeministrit që tregon një protagonizëm konfliktual të panevojshëm”, vijoi ai.

Retorikat e përdora nga kryeministri Rama kanë treguar një pasion protagonizëm kofliktual dhe të panevojshëm që nuk e ndihmon çështjen dhe nuk i shërben kësaj mazhorance të fitojë e qetë zgjedhjet…

Unë kam parë që krahas këtyre deklaratave këto kanë qenë vazhdimisht të shoqëruar me deklarata për dialog me shumë lakonizëm dhe me shumë protagonizëm dhe pasion që në një situatë mëma e gjithë të mirave është qetësia. Garancia dhe për zgjedhjet të lira dhe të ndershme i takon mazhorancës dhe qeverisë. Edhe kur ka qenë partia socialiste në opozitës këtë gjë ia ka kërkuar qeverisë. Dhe në këtë moment kontrasti mes ftesës në njërën anë dhe protagonizmit në anën tjetër nuk është një shërbim i dobishëm. Dhe kjo e bën pak të besueshëm ul premisat që të mirëpritet dhe e minon dialogun pa filliuar. Apeli i parë është vetëpërmbajtja. Dhe apeli i dytë është se na duhet të ecim në rrugën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet të njëanshme nuk mund të ketë.

Qeveri besimi, si qeveri teknike?

Në këtë moment ka një krizë besimi të thellë, kjo është evidente në tavolinat e politikës dhe tavolinat e njerëzve… praktikisht kemi një rritejh të mosbesimit sidomos për zgjedhjet. Se cili është formati për ta ndërtuar këtë besim Meta ka thënë se nëse kjo qeveri është aftë ta bëjë këtë besim le ta bëjë, nëse rast se do të do të duhej më shumë për të bërë këtë qeveri, LSI është e gatshme të bëjë sakrificat e duhura, pasi nuk na duhet asgjë më shumë se të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë karrige e kujtdo për ne, unë kam një post të caktuar në qeveri por ajo është ininfluente nëse bëhet fjalë për stabilitetin e vendit. Pra duhet të lëshojmë nga vetja për të krijuar besim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.