POLITIKË

Braçe: Basha e Berisha me retorike fashiste me “tërheqje zvarrë”e “fund fatal”

10:21 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti socialist Erion Braçe në ditën e sotme ka kujtuar 7 prillin duke e bëre të qartë në postimin tij duke paralajmëruar shqiptarët për rrezikun që iu vjen nga fashizmi, të cilin sipas tij e sjellin ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në një status në “Facebook”, Braçe shkruan se retorika që i çon zgjedhjet tek qytetari qenka shqetësuese për disa, ndërsa retorika fashiste e Sali Berishës e Lulzim Bashës duke cituar deklaratat e tyre aq që i shqetëson.

STATUSI I ERION BRAÇES
Në mënyre të përsëritur po lexoj se;
Retorika që i çon zgjedhjet tek qytetari, i quan ashtu siç janë-të qytetarit, jo të partive, e drejtë kushtetuese e qytetarit dhe që nuk mund të bllokohet, qenka shqetësuese!!
Ndërkohë;
Retorika fashiste e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe gjithë kapitenëve të tyre me “tërheqje zvarrë”, “fund fatal” etj kërcënime të dhunshme e kriminale, as që i shqetëson të njëjtët.
Dhe kujtoni,
Këta njerëz, Berisha, Basha dhe rreshterët e tyre, kanë vrarë të ndryshmit e tyre, qytetarë kundërshtues në mes të Bulevardit!
A e kuptoni sa e njëanshme, e pandershme, e pa drejtë është “parimësia” që po na shitet?!
A e dini pse ndodh kjo?
Unë e kam një përgjigje-e drejta për jetën në këtë vend, nuk është e para siç kudo, përfshirë Kushtetutën;
Qytetari (e drejta për jetën e tij) është i fundit, e nuk ka lidhje me partitë e tyre, pushtetin si qëllim, përkundrazi pushteti është para të drejtës për jetën, madje mund ta marrë jetën në funksion të tij, pushtetit.
Kjo është ajo që na kërcënon dhe është fashizëm!
Sot është 7 Prill!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.