POLITIKË

Bushati: S’jemi peng i askujt, LSI pikëpamje jo të njëjtë me ne

14:33 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ditmir Bushati, Ministri i Jashtëm, nga Shkodra ka deklaruar se reforma në drejtësi është test për forcat politike, ndërsa i ka kujtuar PD-së, marrëveshjen e 21 korrikut. Ai folur për një përpjekje për destabilizimin e vendit, ndërsa shtoi se maxhoranca e ka axhendën e qartë.

“Ka një përpjekje për destabilitet të vendit, por ne jemi të vendosur për të shkuar përpara. Ne nuk ushtrojmë trysni ndaj askujt. E kemi axhendën zhvillimore të qartë. Duhet të përfundojmë reformën në drejtësi. Kjo reformë është një test për forcat politike. PD të zbatojë marrëveshjen e 21 korrikut”.

Duke vijuar më tej, Bushati ka shtuar se nuk janë peng i askujt, ndërsa LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë për zgjidhjen e krizës.
“Qytetarët shprehin vullnetin e tyre çdo 4 vjet. Nuk jemi peng i askujt, PS është partia më e madhe. Për zgjidhjen e krizës, LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë me ne. Pikëpamja jonë është e bazuar në Kushtetutë”, – ka thënë Bushati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.