POLITIKË

Impulset malore/ Për ç’fjalë të dhënë flet këshilltari i Ilir Metës?

17:56 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas një jave të ngjeshur takimesh por edhe deklaratat, mesa duket Kryetari i Kuvendit Meta ka zgjedhur këtë prag fundjave të shkojë në Çorovodë. E ku tjetër përveç vendlindjes së tij për të shkarkuar lodhjen e një jave të ngjeshur politike.

Për të qëndruar larg debateve Meta duket se po e shijon vizitën e bere në vendlindjen e tij.

Këtë fakt e kanë dokumentuar dhe fotot ku është shfaqur i buzëqeshur.

Ai është takuar me banorët e zonave, ku nuk ka munguar edhe një foto me disa vajza të reja të veshura me kostume popullore, tradicionale për zonën.

Lajmin për vizitën e Metës atje e ka bërë të ditur vetë këshilltari i tij.

“Atu ku fjala e dhënë është institucion”, shkruan në “Facebook” Emiljano Aleksi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit. Nuk dihet ende ç’implus malor e ka shtyrë Ilir Metën të japë fjalën diku, por më siguri Aleksi duhet të dijë diçka përdersa e konfirmon këtë fakt si patriot që është, me kreun e LSI.

Duhet thënë se java që po lëmë pas është një nga më të vrullshmet përsa i përket zhvillimeve politike. Të dielën pati një takim mes Ramës dhe Metës ku u përfol rinovimi i koalicionit dhe nga ana tjetër të hënën pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së Meta bëri të qartë se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.