POLITIKË

Ish-deputeti shpërthen ndaj Bashës: Çadra pa vlerë, me shtyrje a jo PD humb zgjedhjet

09:34 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe protestës së tij në ditën në çadër. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ai e ka cilësuar çadrën një mjet pa vlerë. “Çfarëdo të ndodhë, të shtyhen ose jo zgjedhjet, të krijohet ose jo qeveri teknike, Partia Demokratike do t’i humbasë zgjedhjet”, tha Hoxha gjatë emisionit.

Hoxha e ka vënë gishtin te kreu i PD-së, Lulzim Basha duke thënë se: “Basha nuk u bë dot lider i Partisë Demokratike dhe si i tillë ai nuk mund të drejtojë PD në fitore”.

Hoxha e argumentoi këtë edhe me faktin se kreu i PD-së justifikohet kur humbet zgjedhjet, siç ka ndodhur në zgjedhjet lokale të vitit 2015 por edhe ato të pjesshme në Korçë, Dibër dhe Kolonjë.

“Unë e marr të mirëqenë që PS do t’i vjedhë zgjedhjet, por sado vota të vjedhë, nëse PD do të ishte atje ku duhet kjo nuk duhet të përbënte fare problem”, tha ai duke kujtuar zgjedhjet e vitit 2005 kur makina shtetërore e asaj kohe sipas tij kishte mundësi shumë më të mëdha për të bërë abuzime, por Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet.

Një tjetër akuzë e rëndë e hedhur nga Hoxha është edhe sipas tij, në çadrën e lirisë ka më shumë personazhe të majtë se sa të djathtë.

“Unë si anëtar i PD nuk kam shkuar asnjë ditë në çadër, sepse nuk mund ta kuptoj se si mund të protestoj në krah të figurave më të rëndësishme të PS, që dikur ishin bashkëpunëtorë të Fatos Nanos dhe tani na udhëheqin protestën e PD”.

“Mua nuk më motivojnë figura të dikurshme të PS që sot janë ideatorë dhe drejtues të çadrës, ish-deputetë, ish-ministra e ish-këshilltarë të Fatos Nanos. Ata i kam pasur kundërshtarë politikë dhe nuk mund t’i kem bashkëprotestues”, deklaroi Hoxha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.