Kryesore

Video/ Operacioni në Korfuz, pas 24 orësh ndjekje kapet 1.5 ton drogë, tre në pranga

21:14 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rreth 1500 kg drogë janë kapur sot në afërsi të Korfuzit. Gomonia me lëndën narkotike është kapur pas bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët. Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit.

Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë  aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex. Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv.

Ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj. Janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord. Kanë filluar procedurat e identifikimit të tyre. Ndërkohë janë rikuperuar dhe sekuestruar rreth 1500 kg.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5hjw9e_video-ndjekje_tv


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.