Kryesore

Mediat ndërkombëtare: Autori i sulmit terrorist në Stokholm pranon autorësinë

23:08 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I arrestuar për sulmin në Suedi ka pranuar se ai është autori i ngjarjes së rëndë. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e autorit që u arrestua pas sulmit me kamion në Stokholm, ndërsa njoftojnë se ai ka pranuar sulmin duke thënë para policisë se është autori që vrau disa persona.

Më herët policia konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar, por autori kryesor është ende në arrati. Identiteti i personit të arrestuar dhe që ka pranuar sulmin nuk bëhet publike për arsye hetimi. Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë. Policia dyshon se në sulm kanë marrë pjesë 3 persona.  Sipas policisë nga sulmi me kamion kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa një tjetër vdiq në spital duke e çuar numrin e viktimave në 4. Nga ngjarja janë plagosur 8 persona.

 

<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”http://www.dailymail.co.uk/embed/video/1443699.html”></iframe>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.