POLITIKË

Meta: Kavaja rast i njëanshëm, nuk ishim as për Elvis Rroshin

10:05 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Meta, në një intervistë në Ora News u shpreh se rasti i Kavajës ishe një rast i njëanshëm në të cilin LSI ka vendosur të mos marrë pjesë.

Gjithashtu Meta ka përmendur faktin se LSI nuk ka qenë dakord as për kandidimin e Elvis Roshit në zgjedhjet e kaluar për shkak të problemeve me drejtësinë që thuheshin për të.

Besoj që kemi bërë të qartë rastin e Kavajës. Rasti i Kavajës ka të bëjë me disa arsye, nuk do të doja ti bëja unë këtu publike, besoj se Rama i ka bërë ato të qarta.

Ne nuk kemi qenë për kandidimin e ish-kryetarit të Bashkisë për shkak të problemeve që parathuheshin dhe të cilat rezultuan të tilla. Por, ishte dhënë garancia se nuk ka asnjë problem të tillë, ato janë janë fjalë, pavarësisht nga kjo ishe një e drejtë e partisë Socialiste të ecte në këtë drejtim.” tha Meta.

Por kjo deklaratë e Metës duket mjaft kontradiktore kur Luan Rama shfaqet përkrah Roshit në fushatën e këtij të fundit duke e mbështetur atë me superlativa.

Deklarata të tilla janë bërë normale dhe i kemi parë shpesh në koalicionin qeverisës apo bë politikën shqiptare, madje ka qenë vetë Meta ai që fliste gjithë vrer ndaj Ramës deri dje, ndërsa sot është bërë aleati i tij


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.