POLITIKË

Meta: LSI nuk nxit konflikte, e rëndësishme është të gjendet një zgjidhje

20:27 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë prezantimit të projektit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve të Bashkisë së Skraparit nuk i ka kursyer mesazhet edhe për kreun e qeverisë, Rama.

Meta u shpreh se partia që ai drejton ka një mesazh pozitiv për të gjithë shqiptarët. Kryetari i Kuvendit u shpreh se LSI nuk nxit konflikte dhe është e përqëndruar tek çështjet konkrete që ndihmojnë të rinjtë. “Mesazhi i LSI-së është mjaft pozitiv dhe këtë mesazh duan të gjithë shqiptarët. LSI është një forcë shumë bashkëpunuese. Të gjithë e shikojnë që LSI nuk nxit konflikte dhe është e përqendruar në çështje konkrete që ndihmojnë të rinjtë, që ndihmojnë maturantët, që ndihmojnë studentët, që ndihmojnë ata që duan punë më të mira, që ndihmojnë zona të ndryshme të vendit”, – tha Meta, i cili gjithashtu bëri apel për dialog mes palëve që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit dhe të paqes sociale.

“Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale. Të gjithë duam paqen sociale në familjen tonë, në vendin tonë, sepse pa këtë nuk ka as siguri, as arsimim më të mirë, as ekonomi më të mirë, as punë më të sigurta dhe padyshim nuk ka një perspektivë në këtë vend”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.