POLITIKË

Pas batutave të Ramës reagon Basha: Njeriu që i thure elozhe, kultivues

16:29 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas batutateve të Ramës me një banor në Cakran të Fierit, duke e etiketuar si demokrat ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i opozitës, ka thënë se djali i zotërisë në fjalë është një nga kultivuesit më të mëdha të kanabisit në zonë. Basha thotë se ai nuk bën asnjë punë dhe shëtit me një makinë 50 mijë euro.

Reagimi i plotë i Bashës:

Njësoj si Ramizi me Vullnetaret e Enverit në ditët e fundit të regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit në ditët e fundit të Republikës së Vjetër:

“Për dijeni tënden Kryetar ai qytetari që bisedonte ne Cakran me Ramën dhe qe bënte​ humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar token e pronareve te ligjshëm. Djali i këtij fshatarit Xhafo Shenaj qe bisedoi sot me Ramen ne Cakran është trafikanti dhe kultivuesi me i madh i hashashit ne Cakran. Qe nuk bën asnjë punë dhe shëtit me makinë mbi 50 mije euro.

Prandaj dhe ky i bënte elozhe Ramës dhe ironi Bashës sepse vete Rama e di që ky Xhafo Shenaj ka parcela te mbjella ne bashkëpronësi me Armando Subashin.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.