Show-Bizz

Për jetë nate me shoqet, Nora Malajt i shijon shumë muzika live  

12:12 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kush tha që edhe drejtueset e shtetit nuk bëjnë jetë nate. Numri dy i arsimit, Nora Malaj, duket se e ka shijuar shumë mbrëmjen e djeshme, teksa ka dalë për “jetë nate” me shoqet e saj. Në një prej restoranteve me muzikë “live”, mbrëmë u krijua një atmosferë tejet e veçantë, falë këngëtareve të pranishme si Juliana Pasha, Olta Boka, Kejsi Tola, Eneda Tarifa etj. Ata kënduan bashkë, duke ndezur atmosferën dhe kënaqur të pranishmit që po shijonin darkën.

Dhe në mesin e tyre, në një tavolinë me disa zonja të tjera, shihet edhe Zv. Ministrja e Arsimit, Nora Malaj. Ka qenë këngëtarja Olta Boka që ka publikuar mbrëmë pamje nga atmosfera e ndezur, duke kapur rastësisht edhe zonjën Malaj që shihet teksa “kërcen”, por pa u ngritur. Në foto, duket duke kërcyer edhe Kejsi Tola./revistawho.com/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.